Vdekja e nënës, Meta i shpreh ngushëllime Pirro Dhimës: Mund të jetonte kudo, por e ndjera zgjodhi Himarën e mrekullueshme

Ilir Meta ka ngushëlluar ish-peshëngritësin dhe kampionin olimpik grek, Pirro Dhimën për humbjen e nënës së tij në Himarë.

Meta thotë se ka komunikuar vetë sot me Dhimën dhe nëpërmjet tij ka përcjellë mesazhin ngushëllues për gjithë familjen.

“Sapo i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës së tij, superkampionit olimpik Pirro Dhima dhe nëpërmjet tij, të gjithë familjes së dashur Dhima.

Edhe pse mund të jetonte kudo, e ndjera Lefteri Dhima, zgjodhi të jetojë në Himarën e mrekullueshme ku lutem, që shpirti i saj të prehet në paqe”, shkruan Meta.