Universiteti Tiranës filiali Sarandë, ja sa përqind e studentëve janë vaksinuar
Këtë të hënë të gjithë stutendët iu rikhtyen auditorëve pas një periudhe të gjatë larg tyre për shkak të pandemisë Covid-19.
Ndryshe nga vitet e kaluara, viti i ri akademik është shoqëruar me një rregull të ri të vendosur nga ana e Ministrisë së Arsmit, ku të gjithë studentëve u është kërkuar bërja e vaksinës, në mënyrë që proccesi mësiomor të jetë i sigurtë.
Përjashtim nga ky rregull nuk bën as Universiteti i Tiranës, filiali Sarandë. Edhe stundtëve sarandiot u është kërkuar karta e vaksinës kundër Covid-19 për t’i lejuar që të futet në auditore.
Por sa studentë të filialit të Sarandës janë vaksinuar deri më tani?
Burime për Sarandanews.com kanë bërë me dije se deri më tani vaksinën e kanë kryer rreth 60% e studentëve.
Ndërkohë pjesa tjetër që nuk ka kryer vaksinën janë lejuar të futen në auditore pasi kanë treguar testet e Covidit ku kanë rezultuar negative.
Kujtojmë që Universiteti i Tiranës filiali Sarandë ka aktualisht rreth 250 studentë. /Sarandanews.com/