Si personazhë politik si Adriatik Lapaj e Pano Sako marrin peng edhe protestën për bukën e gojës
Këtë të mërkurë ishte paralajmëruar një protestë kundër rritjes së çmimeve.
Protesta u mbajt para Kryeministrisë, por si shumica e tyre, ajo është marrë peng nga aktivistë dhe politikanë.
Në krye të saj shquanin aktivistë të PD-së, si fjalan vjen Pano Sako, që paguhet nga televizioni i Berishës, me para korrupsioni, apo Adriatik Lapaj, po ashtu aktivist i PD dhe i përfolur si kandidat për kryetar Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e ardhshme.
Pas tyre, në prapaskenë qendronin disa deputetë, si Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Saimir Koreshi etj, por dhe Andi Lila dhe anëtarë Kryesie të PD-së.
Tani jo se bëjnë gabim që dalin në protest, por kur sheh ata në krye të protestave, është pak e vështirë të marrësh pjesë.
Sidomos kur bëhet fjalë për bukën e gojës, ndërsa personat në fjalë parkuan makinat dhjetëra mijëra euro para se te vinin në protestë.