Sarandë/ I vodhi celularin një qytetareje, bie në pranga autori
Një qytetare në fshatin Metosh të Sarandës ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme, ku një i ri i ka vjedhur celularin. Shtetasja e identifikuar si S. A. kishte qenë duke qëndruar në makinë, kur papritur i riu i ka marr celularin dhe është larguar.
Largimi nuk ka zgjatur shumë për 26-vjeçarin, E. L., pasi ai ka rënë në prangat e policisë dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.