Rama njihet me Tik Lapajn dhe ia thotë në sy: Nuk e llogaris protestën tuaj, asnjë nuk e njeh Shqipërinë siç e njoh unë
Kryeministri Edi Rama i ka thënë në sy avokatit Adriatik Lapaj se nuk e llogarit fare protestën e qytetarëve për rritjen e çmimit të energjisë.
Ai tha se e njeh Shqipërinë shumë mirë dhe ka bërë më shumë kilometra sesa kryeministrat që kanë qenë para tij, ndaj e di se “historia që njerëzit vuajnë për bukë, është histori e fantazisë”.
“Unë nuk e llogaris protestën tuaj. Ju flini gjumë më shumë se unë. Arsyeja është se unë jam këtu për të mbrojtur ata që kanë nevojë për mua, sepse për këtë më kanë vënë.
Që nga Ismail Qemali, deri te paraardhësi im, nuk i kanë bërë kilometrat dhe nuk i njohin cepat e Shqipërisë si i njoh unë. Kjo historia që vuajnë për bukë, është një histori e fantazisë. Që ka familje që ka në zgrip, nuk diskutohet, janë një numër shumë i kufizuar, por nuk kemi rrugë tjetër përveçse të mos bëjmë gabimin që të mbajmë vendin me lëmosha”, tha Rama.