Përfundon plotësisht Loti i pestë i Rrugës Kardhiq-Delvinë
Kanë përfunduar 100% punimet në Lotin e pestë të Rrugës Kardhiq-Delvinë me gjithë veprat e artit (tombino rrethore, tombino box, mure mbajtëse e pritëse, një urë, një nënkalim).
3.385 km gjatësia
2 korsi me gjerësi nga 3.5m të asfaltuara
2 bankina me gjerësi 1.0m
Po punohet intensivisht edhe në lotet e tjera të këtij projekti për ta vënë së shpejti në funksion të të gjithë përdoruesve duke rritur turizmin e zonës përreth.