Mblidhen socialistët e Sarandës: Reflektime dhe diskutime për të ardhmen
Ditën e sotme Partia Socialiste dega Sarandë ka mbledhur Asamblenë e partisë për të disktuar një sër çështjes të rëndësishme.
Mbledhja u drejtua nga deputetët e zonës Niko Kuri e Anila Denaj, si dhe nga kryebashkiaku Adrian Gurma.
Në postimin e tij kryebashkiaku Adrian Gurma thekson se “Në Ansamblenë Socialiste të Bashkisë Sarandë, diskutuam për anëtarësimet e reja, zgjerimin e bazës së partisë, thithjen e opinionit komunitar”, nënvizon Gurma.
Në vijim Gurma shtoi se u disktua dhe rreth një reflektimi sa më të mirë të adresimit të zgjidhjes së problematikave në qeverisjen lokale, në bashkëpunim me atë qendrore. /Sarandanews.com/