Kërcënohet një familje në Dhërmi,  i vendoset plumb dhe i helmohet papagalli

Familja e Irini Buas, e cila ka denoncuar më parë se i kanë grabitur pronat, është kërcënuar.

Burime bëjnë me dije se asaj i është hedhur në oborrin e shtëpisë në Dhërmi një plumb nga persona ende të paidentifikuar dhe po ashtu i kanë vrarë edhe papagallin.

Nuk ka ende autorë të dyshuar për ngjarjen.

Kujtojmë se 3 vite më parë Irini Bua  denoncoi se i janë grabitur 11 mijë metër/katrorë pronë të fituar me ligjin 7501.

Ajo akuzoi drejtpërdrejtë ish-deputetin Alket Hyseni, i cili nga ana tjetër ky i fundit mohoi akuzat duke u shprehur asokohe se pasuria e tij dhe trualli i fituar në bregdet janë me burime të ligjshme dhe konform rregullave.