Kërcënohet një familje në Dhërmi, i vendoset plumb dhe i helmohet papagalli
Familja e Irini Buas, e cila ka denoncuar më parë se i kanë grabitur pronat, është kërcënuar.
Burime bëjnë me dije se asaj i është hedhur në oborrin e shtëpisë në Dhërmi një plumb nga persona ende të paidentifikuar dhe po ashtu i kanë vrarë edhe papagallin.
Nuk ka ende autorë të dyshuar për ngjarjen.
Kujtojmë se 3 vite më parë Irini Bua denoncoi se i janë grabitur 11 mijë metër/katrorë pronë të fituar me ligjin 7501.
Ajo akuzoi drejtpërdrejtë ish-deputetin Alket Hyseni, i cili nga ana tjetër ky i fundit mohoi akuzat duke u shprehur asokohe se pasuria e tij dhe trualli i fituar në bregdet janë me burime të ligjshme dhe konform rregullave.