Ina Zhupa u jep kafe drejtuesve të PD Sarandë: Mos u përçani
Konflikti i ashpër Basha-Berisha ka përçarë demokratët të cilën kanë nisur të pozicionohen në “pro berishist” dhe “pro bashist”.
Ish kreu i PD-së ka nisur prej javësh takimet në qarqe të ndryshe ku kërkon shkarkimin e Lulzim Bashës, ndërsa ky i fundit është i vendosur për të mos u laguar.
Për këtë të dy palët kanë shpërndarë në terren deputetët e tyre për të marrë pranë vetes së tyre sa më shumë simpatizantë.
Një ndër to është dhe deputetja e Sarandës Ina Zhupa, e cila këtë fundjavë që ka qenë në Sarandë ku është takuar me drejtuesit e degës.
“Na bashkon Partia Demokratike, idealet e lirise dhe demokraci.
Na bashkon rezultati historik qe morem ne Sarande.
Na bashkon pasioni dhe puna per te sjell ndryshimin qe duan te gjithe sa me shpejt.
Na bashkon vullneti qe PD te jete ne sherbim te zhvillimit te Shqiperise dhe te shqiptareve.
Na bashkon pasioni qe e ardhmja te jete me e mire se e shkuara per cdo shqiptar”, shkruan Ina Zhupa e cila është në krahun e Lulzim Bashës.