I grabiti 50 mijë euro biznesmenit në Ksamil, Gjykata refuzon lirimin nga burgu të Vangjel Pellës
Grabitja e 50 mije eurove ne 3 korrik te ketij viti me banesen e biznesmenit Lorenc Poka ne Ksamil, vazhdon te mbaje ne qeli kosovarin Hil Mema dhe biznesmenin nga Ksamili, Vangjel Pella.
Ky i fundit nderkohe ka bere kerkese per te dale nga qelia, duke i kerkuar Gjykates se Sarandes nje mase me te lehte sigurimi.
Permes avokatit te tij ai ka parashtruar se “Personi nën hetim është i padënuar më parë, me gjendje shëndetësore i diagnostikuar me sëmundje kardiake. Nga kartela mjekësore rezulton se ka nevojë për mjekim të vazhdueshëm nën kujdesin e mjekut specialist dhe familjes; në kushte të tilla vlerësohet se masa më e përshtatshme është “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale”.
Vec kesaj, kerkeses i eshte bashkangjitur edhe nje deklarim tjeter i Hil Memes në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku thotë se deklarimin e tij e ka bërë pasi është detyruar me forcë pasi është rrahur nga të zotët e shtëpisë dhe është kërcënuar me vdekje ai dhe për familjen e tij. “Në këto kushte duhet të merret si provë deklarimi i tij nga gjykata dhe të bëhet zëvendësimi i masës së sigurimit personal për personin nën hetim Vangjel Pella pasi ka rënë dyshimi i arsyeshëm”, thuhet ne kerkese.
Në deklarimin e tij shtetasi Vangjel Pella thotë se nuk e njeh shtetasin Hil Mema dhe nuk ka dijeni për vjedhjen e banesës së shtetasit Lorenc Poka në datën 03.07.2021.
Megjithate Prokurori Ilir Hoxha prapësoi se nuk ka asnjë rrethanë të re si dhe asnjë provë që të mund të justifikojë zbutjen e masës së sigurimit. I te njejtin mendim ka qene edhe Gjyqtari Fatmir Ndreu, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Vangjel Pella si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhja e kryer në bashkëpunim kur ka sjellë pasoja të rënda”, duke e lene serish ate ne qeli.
Per ngjarjen ne fjale, vazhdojne te jene ne kerkim kosovaret Getoarb Mulliqi dhe Nderim Curri.