I dështoi protesta, mërzitet Tik Lapaj: Unë jam i sinqertë, qytetarët të reagojnë për veten e tyre

Protesta e organizuar sot nga Adriatik Lapaj përpara kryeministrisë ka pasur një prezencë të paktë njerzish, në krahasim me protestën e parë që gjithashtu nuk është se pati ndonjë numër të konsiderueshëm njerzish.

Pas dështimit të protestës Lapaj ka folur i mërzitur përpara mediave, duke u shprehur se protesta e tij është e sinqertë.

“Çdo qytetar që e ndjen se duhet të protestojë, le ta bëj atë. Misioni që duhet të kemi është që qytetarët të reagojnë për veten e tyre.

Nuk themi dot se sa sukses do të ketë kjo, por një sukses të parë e kemi, energjia elektrike nuk do të rritet për familjarët dhe bizneset. Se sa sukses do të ketë, nuk e di, por në dorë kam përpjekjen time të sinqertë. Qytetarët marrin këtë mësim të madh dhe politika t’i vendosë gishtin kokës”, tha Lapaj.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme në drejtim të Lapajt ka pasur mjaft akuza si një njeri i George Soros. /Sarandanews.com/