Finiq, ja vendimet që u morën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Nën kryesinë e Z. Ziso Nasho, Këshilli Bashkiak i Finiqit u mblodh të enjten më 23.09.2021 në orën 11:00 paradite në sallën e konferencave, ku ishte i pranishëm Kryetari i Bashkisë së Finiqit, Z. Kristo Kiço.
Kryebashkiaku i Finiqit foli fillimisht, duke deklaruar sa vijon: “Një” faleminderim “të madh për menaxhimin e zjarreve nga skuadra zjarrfikëse për vigjilencën dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm.
“Në mes të kushteve të pafavorshme të motit, ata ishin në ballë për të shuar zjarret gjatë muajve të verës.” Duke përfunduar se, “Qëllimi ynë është në një periudhë të shkurtër kohore dhe zbatimi i projekteve të reja të infrastrukturës me rëndësi jetike për vendin tonë”.
Mbledhja e Këshillit pranë zyrës së keshillit në Livadhja miratoi vendimet si më poshtë:
a)-Raport mbi masat e marra për fillimin e vitit të ri mësimor 2021-2022.
-Paraqitur nga drejtoria e Zhvillimit të Identitetit Etnik, Arsimit ,Kulturës e Turizmit.
b)-Raport mbi barazinë gjinore dhe problematikat sociale.
-Paraqitur nga drejtoria e Shërbimit Social,Shëndetësor ,Rinisë dhe Sporteve.
c)-Raport mbi performancën e punës së drejtorisë së Mbrojtjes së Territorit.
-Paraqitur nga drejtoria e Mbrojtjes së Territorit.
1-Miratimi i pr/vendimit nr.21 datë 23/09//2021,”Mbi disa ndryshime në buxhetin e bashkisë Finiq për vitin 2021 “.
-Paraqitur nga drejtoria e Financës.
2-Miratimi i pr/vendimit nr.22 datë 23/09//2021,”Për një ndryshim në buxhetin e bashkisë Finiq për vitin 2021”.
-Paraqitur nga drejtoria e Financës
3-Miratimi i pr/vendimit nr.23 datë 23/09//2021. “Për miratimin e Tavaneve Përfundimtare të Programit Buxhetor Afatmesëm të bashkisë Finiq për vitet 2022-2024”.
-Paraqitur nga drejtoria e FInancës.
4-Miratimi i pr/vendimit nr.24, datë 23/09//2021,’Për miratimin e Projektit të Zhvillimit të pemtarisë në bashkinë Finiq”.
-Paraqitur nga drejtoria e Bujqësisë,pyje – Kullota”.
5-Miratimi i pr/vendimit nr.25 datë 23/09//2021,”Për miratimin e rregullores së përdorimit për kullotje të kullotave në bashkinë Finiq”.
-Paraqitur nga drejtoria e Bujqësisë,Pyje- Kullotave.
6-Miratimi i pr/vendimit nr.26 datë 23/09/2021,”Për dhënjen e dakortësisë për vijimin e procedurave të hapjes nga fondi pyjor/kullosor publik dhe mbjelljen e kësaj sipërfaqeje me kultura bujqësore – pemëtari”.
-Paraqitur nga drejtoria e Bujqësisë, Pyje- Kullota.
7-Miratimi i pr/vendimeve nr.27,28,29,30 datë 23/09/2021, “ Për dhënjen e ndihmës ekonomike për muajt 01-31/05/2021, 01-30/06/2021,01-31/07/2021dhe 01-31/08/2021”.
-Paraqitur nga drejtoria e Shërbimit Social,Shëndetësisë,Rinisë dhe Sporteve.
8- Miratimi i pr/vendimeve nr.31,32,33 datë 23/09/2021,” Për dhënjen e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e bashkisë për muajt Qershor,Korrik, Gusht 2021”.
Paraqitur nga drejtoria e Shërbimit Social,Shëndetësisë,Rinisë dhe Sporteve.
9-Miratimi i pr/vendimit nr. 34 datë 23/09/2021,’Miratimi i Programit të Transparencës”
-Parqitur nga njësia e Integrimit dhe Koordinimit të Programeve europiane.
10-Miratimi i pr/vendimit nr.35 ,datë 23/09/2021, “Për shkarkimin e kryetarit të fshatit Brajlat për arsye se nuk bashkëpunon me kryetarin e bashkisë si dhe nuk ka paguar taksat vendore”.
11-Miratimi i pr/vendimit nr.36 datë 23/09/2021 ,”Për krijimin e këshillit vendor rinor të bashkisë Finiq”.
-Paraqitur nga drejtoria e Shërbimit Social,Shëndetësor, Rinisë dhe Sporteve.
12-Miratimi i pr/vendimit nr. 37datë 23/09/2021,”për dhënjen me qera të objektit kopshti i fëmijëve Dermish”.
-Paraqitur nga drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.
13-Miratimi i pr/vendimit nr.38 datë 23/09/2021,” Për hapje rruge në fshatin Finiq”.
-Paraqitur nga drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.