DETAJET nga aksidenti rëndë në Qafë Gjashtë: I plagosuri ka humbur gjymtyrët
Aksident i rendë ndodhi mbremjen e sotme në Qafe-Gjashtë të Sarandës.
Një automjet me shpejtësi ka përplasur një person, i cili po vendoste disa sende ne bagazhin e mjetit të tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30.
Ndonëse i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, shtetasi me inicialet iniciale A.K., nga të dhënat paraprake mësohet se ai ka humbur gjymtyrët.
Personi që mbeti i plagosur kishte parkuar makinë e tij me targa AB441EP dhe teksa fuste në bagazh disa kova me bojë, është përplasur me shumë forcë nga një automjet me targa AB067PJ.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, goditja ishte shumë e fortë, sa që personit të plagosur i janë prerë gjymtyrët.