Butrinti eleminohet nga Kupa e Shqipërisë nga ekipi Laçit
Butrinti është eleminuar nga Kupa e Shqipërisë nga skuadra e Superiores Laçi.
Skuadra sarandiote pas barazimit në ndeshjen e parë në stadiumin “Andon Lapa” me rezultatin 1-1, në sfidën e kthimit u mposht nga ana e kurbinasve me rezultatin 4-0.
Autorët e golave për Laçin ishin Guindo, Deliu, Ziko dhe Prengaj.
Vlen për tu theksuar se Kupa e Shqipërisë nuk ishte një prioritet për skuadrën e Butrintit, e cila të gjitha forcat i ka përkushtuar në kampionat ku këtë vit luajnë në Kategorinë e Parë dhe kërkojnë të bëjnë në edicion dinjitoz.
Në katër ndeshje e para Butrinti ka arritur të marrë 2 fitore dhe 2 humbje.
Sfida e radhës do të jetë këtë të dielë në Sarandë kundër skuadrës së Vorës ku do të synohet marrja e pikëve të plota. /Sarandanews.com/