10 vjedhjet me armë e maska ende të pazbardhura në Sarandë
4 dite pas grabitjes me arme e maska te familjes se noterit Thoma Kaci ne Sarande, organet ligjzbatuese ende nuk kane arritur tek identifikimi i autoreve. Ndodhia e rende, e rralle por jo e panjohur ne stilin e vete ne Sarande, rikthen ne vemendje disa ngjarje te ngjashme te kryera ne qytetin bregdetar qe ende nuk jane zbardhur nga policia.
16.10.2009 – Persona te maskuar dhe te armatosur grabisin me dhune banesen e familjes Shalari ne lagjen nr.4. Pasi u futen ne banese ne mes te dites, ata lidhen pjestaret e familjes dhe arriten te largohen me 2 milione leke te vjetra.
22.11.2009 – Persona te maskuar dhe te armatosur grabisin Supermarket “Teuta” ne lagjen nr.4. Ata qellojne me qyte pistolete pronarin Kujtim Llanaj dhe largohen me 120 mije lek te reja. Ngjarja edhe sot e pazbardhur.
23.09.2010 – Grabitet dhe plagoset ne thike nga persona te maskuar ne lagje nr.3, 20-vjecari Leonard Sulo. Ngjarja edhe sot e pazbardhur.
01.11.2010 – Persona te maskuar dhe te armatosur mesyjne ne mjediset e Kazino “Astra” ne lagjen nr.1 dhe grabisin 6.7 milione lek te reja. Ngjarja edhe sot e pazbardhur.
23.12.2010 – Persona te maskuar dhe armatosur grabisin karburantin e Niko Vasos ne Qafe-Gjashte. Ata boshatisin arken dhe ne largim e siper plagosin rojen me qyten e kallashnikovit. Ngjarja edhe sot e pazbardhur.
09.01.2012 – Grabitet nga persona te maskuar dhe armatosur familja Allkushi ne Qafe-Gjashte. Grabitesit dhunojne ciftin e te moshuarve Haki e Bije Allkushi dhe largohen me 3 milione lek te vjetra dhe 1 arme gjahu. Ngjarja edhe sot e pazbardhur.
07.09.2015 – Dy persona te maskuar dhe te armatosur tentojne te grabisin priftin Kristo Papa ne lagjen nr.1. Ata mesyjne ne banese duke u shtirur si oficere te Anti-droges dhe tentojne te lidhin Priftin duke e dhunuar. Largohen pas thirrjeve me ze te larte te 77-vjecarit per ndihme. Ngjarja edhe sot e pazbardhur.
02.11.2015 – Persona te maskuar dhe te armatosur mesyjne ne mjediset e Kazino “Astra” ne lagjen nr.1. Nen kercenimin e armeve ata arrijne te grabisin 2.4 milione lek te reja. Mjeti i autoreve, nje “Toyota Corolla” prodhim i vitit 1992 gjendet disa dite me pas i djegur ne vendin e quajtur “Arat e Havase”. Ngjarja edhe sot e pazbardhur.