Sondazhi në Sarandanews/ Ja si e shohin qytetarët caktimin e Arben Ahmetajt si drejtues politik i qarkut Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpalli këtë të enjte qeverinë për mandatin e tretë, ku bashkë me të, caktoi dhe drejtuesit politik në 12 qarqet e vendit.

Qarku i Vlorës ku përfshihen Saranda, Finiqi, Delvina dhe Konispoli, do të ketë në krye një tjetër emër, Arben Ahmetajn, i cili zëvendëson në këtë pozicion Damian Gjiknurin që me 25 prill arriti objektivin me 8 mandate në këtë qark. Gjiknuri do jetë tashmë sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik në qarkun e Elbasanit.

Ahmetaj përveçse postit si drejtues politik, njëkohësisht do jetë Zv. Kryeministër dhe Ministër i Rindërtimit.

Sarandanews.com hapi një diskutim ku kërkoi opinionin e qytetarëve për emërimin e Ahmetajt, që a është ai njeriu i duhur për të drejtuar socialistët e Qarkut Vlorë.

Shumë qytetarë dhanë përgjigjen e tyre me PO, duke pëlqyer caktimin e tij në krye të qarkut, por nuk munguan dhe zërat kundër që shprehshin skeptik për rolin e tij.

Skepticizmi vinte nga fakti se në rolet drejtuese në shumë zona ku ka qenë më parë si në Gjirokastër apo në Kavajë e Rrogozhinë ku Ahmetaj ka kandiduar ka pasur një rezultat të dobët, ndonse në zgjedhjet e fundit ishte i sigurtë në listën e Tiranës.

Qarku Vlorës dhe pse një qark i majtë, është një tjetër test i rëndësishën për Ahmetajn, ku do provohet nëse do arrijë të ruajë rezultatet e parardhsve të tij apo do dështojë si në betejat e mëparshme.