Sarandë: Dogji ferrat në arën e tij, procedohet penalisht 67- vjeçari
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit K. P, 67 vjeç.
Procedimi ndaj shtetasit K. P u bë pasi sipas policisë, dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra, në pronësi të tij, në fshatin Karahaxh, Sarandë.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.