Pasi grisi fletën e votimit, deputetja e Sarandës: Tani nis lufta e opozitës nga Konispoli në Vermosh

Ditën e djeshme nisi sesioni i ri parlamentar, ku pas 2 vitesh mungesë opozita u rikthye në karriget e Kuvendit.

Një seancë që sërish pati përplasje dhe kontestime nga opozita gjatë votimit të Lindita Nikollës si kryetare e Parlamentit.

Opozita kishte vendosur që gjatë votimit të griste fletët dhe ti hidhte në tokë.

Një gjest jo dhe shumë i këndshëm, por deputetja e Sarandës Ina Zhupa e ka publikuar në faqen e saj zyrtare atë vepim, nga ku parlajmëron se pas atij veprimi tani do nis betja e opozitës.

“Ne kemi një dhe vetëm një detyrë, sallën e parlamentit dhe gjithçka jashtë kësaj salle, nga Vermoshi në Konispol ta kthejmë në një fushë-betejë me dhe për qytetarët shqiptarë deri në mposhtjen dhe largimin e këtij regjimi që ka marrë peng Shqipërinë!”, shkruan deputetja e PD-së Ina Zhupa. /Sarandanews.com/