Moderatorja Ori Nebiaj: Turizmi në Shqipëri është në gjendje kaotike

Pandemia Covid 19 goditi fort ekonominë veçanërisht vitin e kaluar, teksa turizmi, industria dhe tregtia rezultojnë edhe sektorët më të prekur.

Turistët ballkanas ishin “shpëtimi” i operatorëve turistikë, të cilët prej dy vitesh përballen me vështirësi të mëdha.

E ftuar në ‘Open’ për të diskutuar rreth kësaj teme ishte edhe moderatorja Ori Nebiaj, e cila ka parë nga afër edhe tregun e turizmit duke regjistruar puntatat e emisionit ‘Pushime on Top’.

Sipas Nebiaj turizmi sot në Shqipëri është në gjendje kaotike, duke listuar arsyet, duke nisur nga tërmeti e deri tek pandemia.

“Mendoj që turizmi shqiptar ende është në një gjendje kaotike që ndihet. Ka probleme me mbetjet, ka probleme me infrastrukturën, nuk flasim vetëm për bregdetin por për gjithë Shqipërinë. Turizmi është një ndër industritë kryesore që ndikon në ekonominë e vendit tonë.

 

Ishte një vit i vështirë që nga tërmeti, pandemia, ishte e pamundur që bizneset këtë vit të arrinin një ofertë të rritur edhe potenciale për të konkuruar me vende të tjera të Ballkanit dhe Europës. Ishte bërë një punë shumë e mirë nga operatorët. Ishte pandemia, ishte 2020, ishte një vakum që u mundua të shpëtohej me atë se cili që qarkullimi i turistit vendas gjatë 2020 dhe patëm të mundur ta shpëtonim vendin aq sa për të qenë të hapur dhe për të punuar në 2021”, tha Nebiaj.