Marjeta Mavros, emërohet drejtoreshë e zyrës arsimore Sarandë

Viti i ri shkollor e gjen zyrën arsimore të Sarandës me drejtoreshë të re.

Marjeta Mavros do të mbajë postin e zyrës arsimore në Sarandë, duke zëvëndësuar në këtë detyrë Ladi Demajn.

Znj. Mavros është me orgjinë nga Mursia e Konispolit dhe më parë ka qenë specialiste kurrikule në zyrën arsimore.

Viti i ri shkollor në Sarandë dhe gjithë Shqipërinë do të nisë më datë 27 shtator, ku fokue të veçantë do i kushtet respektimit të masave anti-Covid. /Sarandanews.com/