Kreu i PD Hari Imeri jep alarmin: 23 veta nga Delvina janë larguar gjatë muajit gusht
Kreu i degës së PD Delvinë, Hari Imeri, përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se gjatë muajit gusht 23 persona nga Delvina janë larguar drejt Europës.
Sipas tij fajin e ka kryeministri Edi Rama.
“Vetëm në muajin Gusht janë larguar drejt Europës rreth 23 të rinjë nga qyteti i Delvinës.
Qeveria Rama, “impenjohet” të zgjidhi problemet e Ballkanit, ndërkohë Shqipëria po përballet me problemin më të madh, atë të braktisjes nga qytetarët e vetë.
Braktisje kjo, e detyruar jo nga mungesa e atdhedashurisë, por nga mungesa e alternativave për të ndërtuar një jetë me kushte normale”, shkruan Imeri. /Sarandanews.com/