Krerët e degëve të PD Sarandë dhe Delvinë bojkotojnë takimin me Bashën

Në kampin blu kanë nisur të jenë të dukshme ndasitë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi paraditen e djeshme në selinë PD kryetarët e degëve për të sqaruar mbi vendimin e tij për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar si dhe u përcolli udhëzime për atë që e pret tani Partine Demokratike.

Burime të sigurta bëjnë me dije se jo të gjithë kryetarët e degëve kanë qenë të pranishëm në këtë mbledhje të thirrur në fundjavë.

Mësohet se në mbledhjen e djeshme kanë munguar kryetarët e degëve Vlorë, Himarë, Sarandë, dhe Delvinë, e Selenicë.

Genc Demomemaj kryetari i degës Vlorë, Sezai Balilaj kryetari i degës Selenicë, Andrea Gjoni kryetari i degës Himarë, Vesel Koçiu kryetari i degës Sarandë dhe Hari Imeri kryetari i degës Delvinë refuzuan të ishin të pranishëm në mbledhjen  që u mbajt paraditen e sotme.

Mospjesëmarrja e tyre lidhet me mos-dakordësinë që ata kanë pasur për vendimin që Basha mori për përjashtimin e Berishës.

Vetë Sali Berisha paaralajmëroi se do të nisë një tur takimesh me demokratët dhe Basha do t’i nënshtrohet “gjykimit të anëtarësisë nga jugu në veri të vendit. Basha duhet të japë llogari para demokratëve për atë vendim. Ka përgjegjësi të rëndë.”