Kandidati në hije i PD, Tik Lapaj: Turizëm pa ujë nuk mund të ketë, po vuajmë shumë

Kandidati në pritje i PD për bashkinë Sarandë, Adriatik Lapaj, ose Tiku siç njihet rëndom, ka komentuar në emisionin “Open” disa prej problematikave në Turizëm.

Lapaj shkruan se turizmi vuan mungesat e ujit, pasi drejtorët mbyllin rubinatet.

“Turizëm pa ujë nuk mund të ketë. Shpesh uji mungon se mbyllen rubinetat që dikush të shes bote me ujë.

Vuajtja jonë është pasurim për një grusht njerëzish”, shkruan Tiku. /Sarandanews.com/