Investimi në Gjirin e Kakomesë, banorët: Kemi 20 Ha tokë, duhet të njihemi si pronarë
Turizmi në 30 vite ka qenë premtim i çdo qeveri se do të kthehej në sektorin kryesore të ekonomisë.
Por për tre dekada problemet e këtij sektori janë të njëjta betonizim, akuzat për grabitje pronash nga oligarkë , mbivendosje pronash si dhe konflikte për shfrytëzimin e stacioneve të plazhit që përfundojnë me viktima .
Banorët e fshatit Nivicë pretendojnë se kanë në pronësi rreth 20 hektarë tokë në gjirin e Kokomës i cili prej 17 vitesh është i bllokuar. Problemet me pronësinë mbajnë të bllokuar investimin në këtë plazh. Banorët na thonë se nuk janë kundër ndërtimit, por kërkojnë që të njihen si pronarë .
“Ne nuk jemi kundër ndërtimit, jemi pronarë të kësaj toke. Të vij të bisedoj kushdo që do vij të ndërtoj dhe të biem në ujdi, të ndërtohet fshat turistike , çdo gjë e mirë . Nuk jemi kundër kësaj , ama të njihemi si pronarë, ne nuk na njeh njeri si pronarë . Nuk bëjmë plazh n në plazhin publik, jo më të marrim tokën. Paguajmë taksa sot në bashki për tokën këtu dhe tokë s’kemi” tha Romeo Thomagjini, banorë i Nivicës.
“Ne të bëhemi pronarë dhe më pas jemi dakord të ulemi me firmat për të bashkëbiseduar. Jemi dakord që të zhvillohet bregdeti shqiptarë por duke na quajtur si pronarë të tokës.” tha Stefan Llambari, banor i Nivicës.
“Jemi kundër mënyrës si po na merret prona, të na njihet prona nga shteti dhe të vijë firma të bisedojë me ne si pronarë. Këtu ata që shteti ka quajtur pronarë nuk kanë asnjë lidhje me tokën dhe detin . Nuk e di se nga janë.” tha Mitro Konomi, banor i Nivicës.