FOTO LAJM/ Vera nuk ikën në Sarandë, e shtuna e gjen plazhin e Centralit të mbushur me pushues

Edhe pse jemi në mesin e muajit shtator dhe temperatuar gjatë kësaj periudhe nuk kanë qenë shumë të favorshme për të bërë plazh, e kundërta ndodhin në bregdetin e Sarandës.

Në plazhin publik të Centralit, shumë qytetarë kanë zgjedhur të dalin në plazh duke sfiduar kohën jo shumë të mirë për tu larë në det.

Sicc shihet nga foto e shkrepur nga Sarananeës.com, qindra qytetarë po shijojnë plazhin këtë të shtunë.

Saranda mbetet një nga qytetet më të frekuentuar nga turistët për të pushuar, dhe ky sezon turistik që po shkon drejt fundit ka pasur mijëra turistë që kanë pushuar në qytetin bregdetar.

Investimet, plazhet, dhe shërbimet që të ofron Saranda ka bërë që numri i turistëve të vijë në rritje. /Sarandanews.com/