FOTO/ Betohet qeveria “Rama 3”
Qeveria e re “Rama 3”, të shtunën e 18 shtatorit u betua pranë institucionit të Presidencës.
Betimi vjen një ditë pasi mori votëbesimin në Kuvendi e Shqipërisë.
Pas një seance maratonë që zgjati 20 orë, qeveria e re “Rama 3” u miratua me 77 vota pro, 53 kundër dhe vetëm një abstenim, në orët e para të 17 shtatorit.
Qeveria “Rama 3” ka hyrë në histori si qeveria me më shumë femra në postet ministrore, plot 12 të tilla.
Qeveria ‘Rama 3’
Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj
inistri për Punët e Jashtme dhe Europën, Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja
Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi
Ministri i Financave, Delina Ibrahimi
Ministri për Infrastrukturën, Belinda Balluku
Ministri i Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit, Evis Kushi
Ministri i Kulturës, Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë, Frida Krifca
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro
Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali, ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes
Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet
Milva Ekonomi, ministre e ShtEtit per Standardet dhe Sherbimet