Ditën e nesërme vizitorët nuk do lejohen në Butrint, ja arsyeja

Ditën e nesërme vizitorët që kishin planifikuar për të parë Parkun Kombëtar të Butrintit nuk do të kenë mundësi të futet brenda.

Përmes një njoftimi bëhet me dije se për arsye te sistemimeve në zonën arkeologjike nuk do të lejohet hyrja e vizitorëve brenda qytetit antik të Butrintit.

Gjithashtu është planifikuar dezinfektimi i zones.

Njoftim!

Të nderuar vizitorë! Ditën e nesërme, më datë 7.9.2021 për arsye te sistemimeve në zonën arkeologjike nuk do të lejohet hyrja e vizitorëve brenda qytetit antik të Butrintit. Gjithashtu është planifikuar dezinfektimi i zonës si dhe spërkatje me herbicid e insekticid kundra mushkonjave, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të fëmijëve më të vegjël. Ju kërkojmë ndjesë nëse keni planifikuar të na vizitoni dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!/Sarandanews.com/