Deputetët e Sarandës në Parlament: Ja si e komentojnë qytetarët për Sarandanews prezencën e tyre

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e dytë Kuvendit, ku u miratuan kryetarët e grupeve parlamentare dhe të komisioneve parlamenatare.

Në senacë të pranishëm ishin dhe deputetët e zonës së Sarandës Niko Kuri e Anila Denaj nga PS dhe Ina Zhupa nga PD.

Sarandanews.com pyeti qytetarët se cilat janë problematikat që këta tre deputet do ngrenë zërin për rajonin e Sarandës.

Ja opinionet e tyre.

“Shume sukses per Z. Niko po ashtu edhe per Z. Ina. Sa per ate zonjën tjeter se besoj se do bej gje per zonen tone. Thjesht pushime do bej, zeri nuk do i degjohet per hallet tona. Shpresoj te jem une i gabuar edhe ti degjohet zeri per hallet e zones tone”

“Te shikojne problemin e Delvines qe na kane lene me rrezomen vetem pse i kane dhene prioritet Finiqit. Pse?”

“I uroj suksese te metejshme Doktor Niko Kuri. Doktori qe te sheron me shume me fjalen e tij te embel. Do te ndihet shume mungesa e tij ne Spitalin e Sarandes sepse ka detyra akoma me te medhaja  ne perfaqsimin ne parlament. Shpresojm qe kete perfaqsim ta beje, si bente punen e palodhur te doktorit human qe nuk u lodhe asnjeher. Suksese.”

“Respekte per te tre perfaqesuesit tane. Shpresojm te bejne me te miren per Saranden”

“Keta do bejne namin, dy do votojne te gjatin symbyllur, njera do flase, por sdo ta degjoje njeri”, jane disa prej opinioneve sarandiot per Sarandanews.com.