Adrian Gurma publikon pamjet nga punimet në rrugën nr.1, nga Nënstacioni Elektrik deri në Kanalin e Çukës
Kryebashkiaku Adrian Gurma ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen në një nga segmetet më të rëndësishëm në Sarandë.
Bëhet fjalë për rrugën Nr.1, nga Nënstacioni Elektrik deri në Kanalin e Çukës, e cila është një nga rrugët që do “cclirojë” Sarandën gjatë sezonit turistik.
“Vazhdojnë punimet rrugën Nr.1, nga Nënstacioni Elektrik deri në Kanalin e Çukës, rrugë e cila jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin në qytet , sidomos gjatë sezonit turistik, por do të japë vlerë të shtuar të pronave dhe aseteve të komunitetit, duke nxitur akoma më tepër mundësinë për investime dhe zhvillimin e kësaj zone të qytetit”, shkruan Gurma në rrjetet sociale.
Kjo rrugë u inspektua para zgjedhjeve dhe nga kryeministri Edi Rama e cila do të jetë me gjatësi 2.33 km gjerësi 11 m, gjerësi të brezit të kalimit të automjeteve 8 m, me trotuare në të dy anët, si dhe të gjithë elementët e tjerë të nevojshëm të infrastrukturës rrugore. /Sarandanews.com/