Adrian Gurma pret pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë nga vende anëtare të NATO-s

Kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma priti ditën e sotme, pjesëmarrës të edicionit të 12-të të Kursit të Lartë të Sigurisë nga vende anëtare të NATO-s, si Shqipëria, Gjermania, Italia, Greqia, Bullgaria, nga vende partnere, Gjeorgjia e Kosova, si dhe përfaqësues të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në M.M.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e prezencës së Kursit në Shqipëri, çka ndikon në shkëmbimin e eksperiencave në fushën e sigurisë dhe në rritjen në nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe miqësisë mes vendeve.

POSTIMI ADRIAN GURMËS

Kisha kënaqësinë të prisja sot, pjesëmarrës të edicionit të 12-të të Kursit të Lartë të Sigurisë nga vende anëtare të NATO-s, si Shqipëria, Gjermania, Italia, Greqia, Bullgaria, nga vende partnere, Gjeorgjia e Kosova, si dhe përfaqësues të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në M.M, me të cilët diskutuam për rëndësinë e prezencës së Kursit në Shqipëri, çka ndikon në shkëmbimin e eksperiencave në fushën e sigurisë dhe në rritjen në nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe miqësisë mes vendeve.