Sarandë, nis prishja e objekteve pa leje në fshatin turistik në zonën e Marinës
Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë ka filluar një aksion për prishjen e fshatit turistik në zonën e Marinës në Ksamil.
Gjatë këtij aksioni pritet të prishishen 40 objekte.
Sipas Bashkisë Sarandë, vendimi erdhi pasi në objekte është hedhur beton në soleta, është kryer mur mbajtës me gur dhe punime me ekskavator pa lejen e Bashkisë Sarandë.
Vendimi ka rreth 20 ditë që është marrë dhe ditën e sotme ka filluar ekzekutimi i tij.