Virusi indian “Delta” vjen në Shqipëri, konfirmohen në Gjirokastër 2 të infektuar me variantin e ri të Covid-19
Varianti indian i Covid-19 i quajtur “DELTA” mbërrin ën Shqipëri. Mësohet se dy raste me këtë virus janë konfirmuar në Qarkun e Gjirokastrës. Një rast është lidhet me një studente që ka ardhur nga jashtë shtetit dhe ka shfaqur komplikacione.
Ajo ka shkuar në fshatin e saj, në “Asim Zenel” dhe atje ka pasur simptoma të ngjashme me ato të virusit “DETLTA”.
Ndërkohë, dhe rasti i dytë ka të bëjë me një person që ka ardhur nga jashtë shtetit. Bëhet fjalë për një 45 vjeçar nga Përmeti. Fatmirësisht, të dy të infektuarit po trajtohen në shtëpitë e tyre dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Çfarë ëhstë varianti “DELTA” i koronavirusit
Varianti “Delta” i koronavirusit është gjetur në më shumë se 80 vende, që kur u zbulua për herë të parë në Indi. Emrin e mori nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila emërtoi variante të ndryshme sipas shkronjave të alfabetit grek.
Ekspertët thonë se varianti “Delta” përhapet më lehtë për shkak të mutacioneve që e bëjnë të futet më mirë në qelizat e trupave tanë. Në Mbretërinë e Bashkuar, varianti tani është përgjegjës për 90% të të gjitha infeksioneve të reja. Në SHBA, sipas të dhënave, ky variant përbën 20% të infeksioneve dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se mund të bëhet variant mbizotërues në gjithë vendin.
“Nuk është ende e qartë nëse varianti “Delta” i sëmurë më rëndë njerëzit pasi duhet të mblidhen më shumë të dhëna”, thotë Dr. Jacob John, i cili studion viruset në Indinë jugore.
Studimet kanë treguar se vaksinat që aktualisht po përdoren (AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Moderna) funksionojnë kundër varianteve të reja, përfshirë variantin “Delta”. Sipas një studimi të bërë në Angli, u zbulua se njerëzit që kishin marrë dy dozat e vaksinave ishin të mbrojtur, por shqetësime kishte për ata individë që kishin marrë vetëm një dozë të vaksinave.
Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohen plotësisht. Po ashtu ata paralajmërojnë se shpërndarja e vaksinave në të gjithë botën është po kaq e rëndësishme për të luftuar këtë variant të ri të koronavirusit.