U kapën duke ndërtuar pa leje në Dhërmi, arrestohen tre persona
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke kryer ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare në Dhërmi.
“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve G. B., 24 vjeç, A. F., 20 vjeç dhe G. Sh., 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente“, thuhet në njoftimin e Policisë.