S’ka traget nga Korfuzi në Sarandë/ Përplasja mes linjave, justifikimi për kushtet teknike të mjeteve
Në portin e Sarandës qarkullimi i trageteve është rikthyer me kapacitete të kufizuara pasi ishte ndërprerë që prej 15 Marsit të vitit të kaluar.
Prej një jave një prej 8 trageteve të liçensuar për transport detar është duke udhëtuar drejt Korfuzit 2 herë në ditë por itinerari në kthim nga Korfuzi është ende i bllokuar për arsye të mungesave në dokumentacionin teknik dhe të procedurave zyrtare në portin e Korfuzit.
Operatori i vetëm aktiv konfirmon se situata do të zhbllokohet brenda disa ditëve ndoshta që prej ditës së nesërme.
Hatixhe Ismaili përgjegjëse e përpunimit të anijeve dhe trageteve në portin e Sarandës argumenton se pavarësisht se qarkullimi pritet të rivendoset në të dy anët e kufirit ritmi ditor është mjaft i ulët dhe me shumë gjasa edhe në periudhën më të mirë porti nuk do jetë në gjendje të përpunojë më shumë se 1/10 e pasagjerëve të vitit 2019.
Aktualisht qarkullimi ditor është 40-50 psagjerë ndërsa tragetet kanë marrë udhëzime për të punuar me kapacitet të reduktuar për shkak të situatës së Covid 19.
Si në çdo kufi tjetër me shtetin grek, PLF dhe cerfifikata e vaksinimit janë të detyrueshme edhe për udhëtimin me traget. Ata që nuk janë vaksinuar si edhe fëmijët mbi 12 vjeç detyrohen të paraqesin test PCR Covid negativ.
Porti ka funksionuar me një kapacitetet përpunues deri 400 mijë shtetas gjatë sezonit të vitit 2019
Vitin e kaluar bashkë me mbylljen u anulua edhe mbërritja e më shumë se 130 anijeve cruiz, anulime që do ti kushtojnë shumë edhe sezonit turistik të këtij viti.