”Shtëpia e Midhjes” në Ksamil, një biznes familjar që ka nisur procesin e fiskalizimi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bën të ditur se, procesi i fiskalizimit po vijon normalisht dhe për periudhën 12-18 korrik shënohen 1.2 milionë fatura të fiskalizuara.
Denaj solli shembullin e një tjetër biznesi, ”Shtëpia e Midhjes” ( The Mussel House) në Ksamil, një biznes familjar që ka pak kohë që ka nisur të zbatojë procesin e fiskalizimit.
“Përdor zgjidhje softuerike kryesisht për faturimet Biznes me Biznes, por edhe me konsumatorë”- tha Denaj.
Ministrja theksoj se, “nga data 1 Shtator 2021, do të nisë zbatimi i procesit edhe për transaksionet Biznes-Konsumator”.
Që prej janarit të këtij viti bizneset që lëshojnë fatura me institucionet shtetërore kanë qenë të detyruara të përdorin sistemin e ri të faturës elektronike.
Ndërsa nga 1 korriku i këtij viti ka nisur zbatimi i fazës së dytë të fiskalizimit që përfshin transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve (B2B), që do të thotë se bizneset duhet të lëshojnë vetëm fatura elektronike.
Fiskalizimi është reforma më e rëndësishme që Administrata Tatimore ka ndërmarrë në këto 10 vitet e fundit dhe si çdo reformë, parashikon vështirësitë e veta në përthithje nga ana e biznesit për një periudhë tranzitore.
Administrata Tatimore thotë se qasja ndaj bizneseve do të jetë mospenalizuese, por kjo nuk do të thotë që biznesi duhet të mos përmbushë detyrimet e veta për të qenë në rregull me kërkesat e Fiskalizimit.