Sërish kaos në Sarandë, dy automjete përplasen kokë më kokë në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës
Një tjetër aksident është shënuar sot në Sarandë.
Sarandanews.com ka siguruar pamjet nga aksidenti ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Turizëm-Kanali i Çukës, ku fatmirsisht ka vetëm dëme materiale.
Edhe pse bëhet thirrje për të udhëtuar me kujdes pas aksideteve tragjike që kanë ndodhur ditët e fundit, ka ende shofer problematik që shkelin rregullat duke krijuar kaos dhe qenë të rrezikshëm për qytetarët.
Një pjesë të fajit ka dhe policia e cila nuk po monitoron siç duhet situatën edhe pas paralajmërimeve të kryeministrit Rama. /Sarandanews.com/