Sarandë, shpëtohet nga pushuesit një 14- vjeçare në Plazhin e Centralit
Një 14-vjeçare ka rrezikuar mbytjen në Plazhin e Centralit gjatë ditës së sotme në Sarandë.
Adoleshentja Z. M 14 vjec nga Gjirokastra është nxjerrë nga uji nga rojet e plazhit të ndihmuar edhe nga pushues të tjerë, të cilët kanë telefonuar ambulancën dhe Policinë.
14-vjeçarja po merr ndihmën mjekësore dhe gjendja e saj vlerësohet jashtë rrezikut për jetën.