Rreth 300 jahte dhe veliera ankorohen në Portin e Sarandës
Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve në Portin e Sarandës ka rritur fluksin e qarkullimit, duke shënuar mbi 2 mijë hyrje dhe po kaq dhe dalje të pasagjerëve.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se rreth 300 jahte dhe veliera janë ankoruar pranë këtij porti në 6 muajt e parë të vitit.
“Kjo ecuri pozitive pritet do të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik”, tha ajo.
Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2021, është 1.687.919, duke shënuar rritje me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke iu afruar kështu ritmeve të para krizës së COVID-19.