Rama mbledh kryebashkiakët në Kryeministri
Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të zhvillojë një mbledhje me kryebashkiakët e vendit. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 në Kryeministri.
Kjo mbledhje me kryebashkiakët vjen pas arrestimin nga SPAK të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe nën akuzën për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” kryer në bashkëpunim. Rama e shkarkoi dy të më parë kryebashkiakun Tushe me arsyetimin për shkak të shkeljeve të rënda të kryera prej tij.
Nuk dihet nëse në mbledhjen e sotme do të marrë pjesë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili ka patur përplasje me kryeministrin Rama, pasi e refuzoi këtë të fundit për të hequr dorë nga posti i kryebashkiakut dhe të kandidonte për deputet më 25 prill.