Problemet me rendin në Sarandë, Gurma sërish takime me drejtues të policisë
Situta e rendit në Sarandë dhe pas ndryshimeve të fundit në komisariat mbetet e paqëndrueshme.
Para pak ditësh në të njëjtin vend ku pati përplasje me armë dhe mbetën të plagosur disa persona, tek club Orange, pati një tjetër sherr masiv mes badigartëve dhe turistëve të huaj.
Skena të shëmtuara që njollosin imazhin e Sarandës në kulmin e sezonit turistik, ku natyrisht një pjesë kryesore të fajit e ka dhe policia e shtetit, pasi këto veprime ndodhin në jashtë orarit policior.
Sot për të diskutuar për problematikat dhe menaxhim e rendit, kryebashkiaku Adrian Gurma ka pritur në zyra drejtues të policisë.
“Me drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Vlorë dhe drejtues të Komisariatit Sarandë, diskutuam sot mbi sezonin turistik, rendin publik, sigurinë, qarkullimin rrugor dhe bashkpunimin e ndërsjellë midis institucioneve, për manaxhimin sa më efikas të sfidave të përbashkëta”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/