Problematikat e rendit në Sarandë, Adrian Gurma takim me përfaqësues të policisë: Ja çfarë u bisedua

Saranda javët e fundit ka qenë e shoqëruar me një situatë jo normale sa i përket rendit publik.

Plagosjet me armë në zemër të qytetit në një ambient të populluar me njërëz, aksidentet e shumta, si dhe problematikat për hapsirat publike në plazhe, kanë shqetësuar këdo gjatë këtyre javëve.

Madje, kryeministri Rama paralajmëroi shkrirjen e komisariatit të Sarandës që nuk ka qenë në lartësinë e duhur, ku pak ditë më parë u shkarkuar shefi Syrja Bellaj.

Ditën e sotme kryebashkiaku Adrian Gurma ka zhvilluar një takim në zyrën e tij me disa prej drejtuesve të lartë të policisë së shtetit.

“Me përfaqësues të Policisë së Shtetit ??‍♀️dhe Policisë Rrugore ? diskutuam sot mbi rendin dhe qetësinë publike, njësitë e shërbimit,stacionet e  e plazhit?‍♂️?sigurinë rrugore, sinjalistikën për qarkullimin e automjeteve ? si dhe për angazhimin e përbashkët në manaxhimin sa më të mirë të sezonit turistik në vijim✅”, nënvizon Gurma.

Vlen për tu theksuar se pavarsisht incidenteve jo të këndshme, sezoni turistik në Sarandë vijon i qetë dhe nga dita në ditë numri i turistëve vjen në rritje. /Sarandanews.com/