Nisja e lundrimeve Sarandë-Korfuz/ Denaj: Ndikim pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik
Masat e marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës çuan në hapjen me kapacitet të plotë të lundrimeve të trageteve për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se vendimi për nisjen e udhëtimeve pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
“Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës”, deklaroi ajo.