Nga Syrja Bellaj tek vartësit e tij, emrat që pritet të largohen pas paralajmërit të Ramës

Në një konferencë me tone të ashpra, kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit kryesore të policisë së shtetit.

Rama kritikoi ashpër dhe paralajmëroi ndjekie panale veçanarisht për gjithë zinxhirin e policisë së Sarandës, pas sulmit me armë që u tek “Orange”.

“Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çonte në ndëshkimin penal të të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë dhe jo me masa ordinere. Përjashtim imediat dhe ndëshkim penal të personave përgjegjës. Kush e mban përgjegjësinë për sakatimin e njerëzve në lokal në 1 të natës, përveç atyre që e kanë lejuar.

Një sfidë ndaj ligjit dhe qytetarit të mirë.  Në mes të qytetit. Unë nuk mund të hyj tek ata që fajësojnë policinë e shtetit se një i çmendur shkel gazin dhe sakaton njerëz të pafajshëm në rrugë apo se dy palë futen në konflikt në 1 të natës“, tha Rama.

Syrja Bellaj shefi i policisë së Sarandës pritet të jetë i pari që do preket nga ky paralajmërim i kryeministrit Rama.

Pas Syrja Bellajt, të tjerë emra pritet të shkarkohen nga policia e Sarandës e cila deri më tani nuk ka qenë në lartësinë e duhur për të shmangur shumë incidente që kanë ndodhur në këtë nisje të sezonit turistik.

Pritet që policia e Sarandës së shpejti të ndryshojë tërësisht drejtuesit kryesorë të saj. /Sarandanews.com/