Nga jeta luksoze te trafiku i drogës në Sarandë e Greqi, zbulohet dosja e efektivit të arrestuar të “Shqiponjave”
Mbi një muaj pas arrestimit të bujshëm të efektivit të “Shqiponjave” të Sarandës, 38-vjecarit Lavdosh Metaj, zbulohet dosja e plotë e Prokurorisë së Sarandës, që e çoi në pranga.
Siç rezulton, efektivi i policisë kishte 6 muaj që hetohej pas një materiali kallëzues qe kishte ardhur ne Prokurori nga vete koleget e tij te Komisariatit te Sarandes, jo per nje por per dy akuza. Sic shprehet nisja e dosjes: “Nga hetimi gjyqësor në gjykatën e shkallës së parë karezultuar se Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, mbi bazën e materialeve kallëzuese të ardhura nga Komisariati i Policisë Sarandë, ka rregjistruar procedim penal nr. 785, datë 18.12.2020, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 iKodit Penal; “Trafikimi i narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal”.
Me tej, dosja analizon gjithe veprimtarine e 38-vjecarit deri ne detaje.
“Sipas informacioneve të përfituara nga shërbimet e SHÇBA-se,ka rezultuar se efektivi i policisë shtetasi Lavdosh Metaj merret me aktivitetin kriminal të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryesisht të llojit “kokainë” në qytetin e Sarandës, ku në këtë aktivitet kriminal ky shtetas bashkëpunon edhe me persona të tjerë të cilët i sigurojnë lëndën narkotike, transportin e të cilës më pas e kryen vetë me automjetin e tij të cilit i ka bërë dhe modifikime në vende të fshehta.
Sipas këtij informacioni lëndën narkotike ky shtetas e shpërndan në qytetin e Sarandës, me tepër gjatë muajve të verës,por edhe gjatë gjithë vitit, tek përdoruesit e kësaj lendë në qytetin e Sarandës, tek Hotel “G…”, “B….” Bar-Kafe “B…” në hyrje të qytetit, tek karburant “A…” në Lagjen Nr. 1, si dhe tek lokali afër kryqëzimit të rrugës së “Kranes”, ku shitjen e lëndës narkotike e bën duke shfrytëzuar edhe funksionin e punës si efektiv policie, aktualisht pranë repartit të “Shqiponjave”.
Sipas të dhënave, ky punonjës policie është dhe vetë përdoruesi kësaj lënde narkotike. Gjithashtu sipas të dhënave për shpërndarjen e lëndës narkotike shtetasi i dyshuar, bashkëpunon edhe me disa kameriere të hoteleve të mëdha në Sarandë, të cilët i gjejnë dhe klientelën. Lënden narkotike, i dyshuari ju’a jep atyre nga automjeti ku e mban për ta shitur.
Gjithashtu, dyshohet se sasi të lendeve narkotike ky shtetas i mbante të fshehura edhe në banesën e tij në lagjen “Nr. 4” në katin e katërt të një pallati, mbas supermarket “S…”. Gjithashtu, dyshohet se nga zhvillimi i këtij aktiviteti kriminal, ky punonjës policie ka akumuluar e pasuri të konsiderueshme, pasi sipas të dhënave ka blerë edhe një apartament tjetër në qytetin e Sarandës i cili është në përfundim e sipër.
Nga informacionet e marra rezulton se punonjësi i policisë Lavdosh Metaj merret edhe me aktivitetin e kundërligjshëm të trafikimit të lëndeve narkotike të llojit “marijuanë” dhe “kokainë” të cilat i transporton nga qyteti i Fierit, ku i’a sigurojnë dhe grumbullojnë këto lëndë persona të tjerë të afërm dhe lidhje shoqërore ende të paidentifikuar.
Në rrethanat e lartpërmendura, kanë rezultuar dyshime tëarsyeshme të bazuara mbi ekzistencën e veprave penale ‘‘Prodhimit dhe shitja enarkotikeve” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal dhe“Trafikimi i narkotikeve” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 283/a/2i K.Penal.
Nisur nga të dhënat e siguruara në vijim nga ana e DrejtorisëRajonale të SHÇBA Vlorë – Gjirokastër mbi situatën kriminale në drejtim të“prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”, kryesisht të llojit kokainë, si dhe“trafikimit të lëndëve narkotike”, të llojit “marijuanë”, në drejtim tështetit Grek, ku sipas tyre punonjësi i policisë Lavdosh Metaj, në bashkëpunim edhe me lidhjet e tij familjare e shoqërore, dyshohet se kryejnë këto aktivitete kriminale, me qellim dokumentimin sipas ligjit dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shtetasve të sipërpërmendur, si dhe vërtetimin e faktit nëse punonjësi i policisë rezulton i implikuar në këtë veprimtari kriminale, shërbime te policisë gjyqësore të SHÇBA kanë sugjeruar kryerjen e veprimeve hetimore proaktive, në kuadër të dokumentimit të aktivitetit kriminal dhe zbardhjes së kësajçështje penale.
Sa më sipër me qellim dokumentimin e plotë ligjor të këtijaktiviteti kriminal, organi i procedimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallëssë Parë Sarandë ka përdorur metoda speciale të hetimit. Me vendimin Nr. 80, datë 11.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka lejuar kontrollin e banesës,atë personal dhe të automjeteve në pronësi të të dyshuarit.
Më datë 12.06.2021 shërbimet e policisë gjyqësore të SHÇBA-se që mbanin në vëzhgim të dyshuarin, kanë konstatuar faktin se i dyshuari ndodhej në banesën e tij në Lagjen Nr. 4, të qytetit të Sarandës. Rreth orës 19:45, kanë konstatuar se i dyshuari ka dalë nga banesa e tij duke mbajtur në krah një çantë të llojit “marsup”, me ngjyrë të zezë. Në këto kushte efektivet e SHÇBA-së kanë ndërhyrë duke bërë ndalimin e të dyshuarit përpara hyrjes së pallatit ku kanë ushtruar kontrollin personal dhe më pas kane kryer shoqërimin e të dyshuarit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë për kontroll me të hollësishëm. Ndërkohë, një grup tjetër i punonjësve të SHÇBA -së kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit.
Gjatë kontrollit personal të të dyshuarit, janë konstatuar 11 (njëmbëdhjetë) doza të futura në qese plastmasi transparente të mbyllura me djegie në fundin e tyre, brenda të cilave mbartej pluhur i bardhë, i ngjashëm me lëndën narkotike të llojit “kokainë”, nga të cilat 5 doza u gjeten në xhepin e majtë të pantallonave te shkurtra që kishte veshur, 5 doza në xhepin e djathtë dhe 1 dozë në xhepin e vogël.
Nga peshimi i kryer këtyre 11 dozave të gjetura gjatë kontrollit personal rezultoi se kishin një peshë të përgjithshme prej 5,4 gram. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, të dyshuarit i’u gjetenedhe një sasi të hollash në masën 350 euro dhe 210.000 lekë (të vjetra), si dhetre telefona, dy të markës “Nokia” dhe një i markës “Iphone 12”, dy mbajtëse kartash telefoni të kompanisë“Vodafone” sh.a., të cilat i korrespondojnë numrave që mbarteshin tek dy aparatet telefonike të markës “Nokia”.
Të gjitha këto sende të gjetura gjatë kontrollit personal të shtetasit Lavdosh Metaj, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale. Gjithashtu,gjatë kontrollit të banesës të të dyshuarit, e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati në lagjen Nr.4, Rr. “Ismail Qemali” të qytetit të Sarandës, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale sendet e poshtëshënuara:
– një peshore elektronike me mbishkrimin “LOT616072501”, në ngjyrë të zezë, e cila u gjend në dollapin e guzhinës së banesës;
– një qese plastmasi transparente në brendësi të së cilës ndodheshin tre qese të tjera plastmasi transparente, në brendësi të së cilave mbartej material në trajtë pluhuri në ngjyrë të bardhë, i ngjashëm me lendën narkotike të llojit “kokaine”, të cilat gjendeshin ne xhepin e një xhupi me ngjyrë blu me mbishkrimin “Policia” që ndodhej brenda dollapit të rrobave në dhomën e gjumit të banesës. Nga peshimi i kryer këtyre substancave ka rezultuar se ato kishin një peshë të përgjithshme prej 166,6 gram”.