Korçari arrestohet në Sarandë, ja për çfarë ishte shpallur në kërkim
Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia e Sarandës për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Sipas policisë i arrestuari i identifikuar si Leonard Kodra, 46 vjeç, nga Korça i ka qenë i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg dhe i liruar me kusht. 46-vjeçari do ti dorëzohet shërbimeve të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i Policisë.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Vihet në pranga një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:
Leon Kodra alias Leonard Kodra, 46 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë dhe i liruar me kusht, pasi Gjykata e Apelit Korçë ka rrëzuar vendimin për lirim me kusht nga burgu duke e rikthyer për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. 46-vjeçari do ti dorzohet shërbimeve të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.