Kaosi në Sarandë, Rama paralajmëroi ndryshime por struktura e policisë vijon e njëjtë
Kryeministri Edi Rama para pak ditësh në një konferencë për shtyp teksa komentoi ngjarjen skandaloze që ndodhi tek club “Orange”, bëri me dije se struktura e policisë së Sarandës është ndëshkuar duke nënkuptuar se ka pasur ndryshime.
Burime për Sarandanews.com kanë bërë me dije se struktura e policisë Sarandë është po e njëjta dhe papërgjegjshmëria mbetet po e njëjtë.
Pas “luftës” me armë tek club “Orange” ku mbeti i plagosur një qytetar i thjeshtë, Saranda prej dy ditësh është përfshirë nga kaosi i aksidenteve.
Dje dhe sot disa automjete janë përfshirë në aksidente të rrezikshme kokë më kokë, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Burime për Sarandanews.com kanë shtuar se policia nuk po ekziston në rrugë, duke mos ushtruar kontrrolle për parandalimin e aksidenteve të tilla.
Duket se as paralajmërimi i Ramës nuk ka dhënë efekt dhe kjo ka bërë që strukturat e policisë Sarandë të vijojnë të qëndrojnë inekzistente dhe pse ndodhemi në kulmin e sezonit turistik. /Sarandanews.com/