Humbi jetën në krye të detyrës, mesazhet ngushëlluese për mjekun Ilir Gazeli
Mjeku Ilir Gazeli ndërroi jetë sot si pasojë e infarktit kardiak.
Ngjarja ndodhu Ngjarja ndodhi në kohën kur mjeku po u shërbente qytetarëve në zonën e Dhivrit, të bashkisë Finiq. Mjeku kishte mbushur 66 vjeç por vijonte të punonte.
Ministrja Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deputetja Ina Zhupa, kryebashkiakja Mjalinda Qilimi, kreu i PD Delvinë Hari Imeri kanë shprehur mesazhet e tyre ngushëlluese për ndarjen nga jeta te mjekut të njohur.
“Një jetë në shërbim të komunitetit, dr. Ilir Gazeli, mjeku i përkushtuar i qendrës shëndetësore Dhivër në Sarandë u nda papritur nga jeta, duke lënë pas dhimbjen për familjen por edhe për banorët e kësaj zone, të cilëve u shërbeu deri në momentet e fundit.
U prehsh në paqe”, shkruan Manastirliu.
“Lajm i trishtë ndarja nga jeta në moshën 66 vjeçare, e kryetarit të parë të Partisë Demokratike, dega Delvinë Z. Ilir Gazeli!
Z. Gazeli shërbeu me dinjitet komunitetit si mjek dhe si politikan! Duke shërbyer me devotshmëri dhe integritet në ndihmë të cdo qytetari të Delvinës!
Ngushëllime të sinqerta familjarëve për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të zemrës. Ngushëllime gjithë miqve, kolegëve, bashkëpunëtorëve!
U prehtë në paqe!”, shprehet Ina Zhupa.
“I kobshëm lajmi i ndarjes nga jeta të mjekut delvinjot Ilir Gazeli.
Humanizmi, profesionalizmi dhe përkushtimi ishin tiparet e Tij kryesore, të cilat e shoqëruan gjatë gjithë jetës.
Keto virtyte e bëjnë kujtimin e Tij të paharruar për komunitetin të cilit i shërbeu me devotshmëri.
Ngushellime familjarëve!
U prehtë në paqe e dheu i qoftë i lehtë!”, shkruan Majlinda Qilimi.
“Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta në moshën 66 vjeçare si pasoj e një infarkti kardiak të kryetarit të parë të degës të Partisë Demokratike Delvinë z.Ilir Gazeli.
Iliri ishte një drejtues i denjë dhe vizionar, një mjek që shërbeu me përkushtim dhe humanizëm qytetarëve të Delvinës.
Edhe pse ai u largua nga politika aktive për tu përkushtuar profesionit të mjekut duke i shërbyer qytetarëve, unë kam pasur nderin të ndaj momente diskutimi me të, diskutime të cilat më shërbyen shumë në sfidat elektorale.
Në emër të degës të Partisë Demokratike Delvinë po i përcjell ngushëllimet më të ndiera familjes dhe të afërmve të tij”, perfundon Hari Imeri.
I paharruar do të jetë për delvinjotët dhe të gjithë ata që e njohën.