DETAJET/ Si e nxorën avokatin nga “Benz”-i dhe e dhunuan me shkop bejsbolli
Mesditën e sotme një person u dhunua me shkop bejsbolli në hyrje të portit të Sarandës nga tre persona, të cilët e zbritën nga makina tip “Benz” dhe e goditën disa herë duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.
Shënjestra e tre autorëve ishte Marjel Mejdi, i cili është avokat në qytetin e Sarandës, të cili i janë thyer xhamat e makinës nga goditjet e autorëve.
39-vjeçarit në hyrje të portit në sy të pushuesve i ndalën makinën dhe e nxorën duke e dhunuar. Ai tashmë është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që pritet dëshmia e avokatit për të shkuar te gjurmët e autorëve, ndërsa janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje disa nga dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes dhe janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë fiksuar të gjithë konfliktin.