Deputeti në largim i Sarandës uron SHBA-në me rastin e pavarësisë

Deputeti në mbarim të mandatit i Partisë Socialiste për Sarandën Alket Hyseni ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245 vjetorit të pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Hyseni shkruan:

“Gëzuar 4 Korrikun USA, ditën e lindjes së një kombi dhe shteti të madh, që u shëndërrua në simbolin e demokracisë, lirisë dhe prosperitetit! ????”, nënvizon në urimin e tij Hyseni. /Sarandanews.com/